Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë njoftuar se nga dita e hënë, 21 shtator 2020, në Policinë e Kosovës do të rikthehet orari tetë orësh.
Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
“Nga e hëna do të kthehemi me orar tetë orësh”, konfirmoi Qalaj për Gazetën Sinjali.
Tutje ai shtoi se në rast se ndodh përkeqësim i situatës me pandeminë do të rikthehet orari i vjetër.
Ndryshe, punonjësit e Policisë së Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë qenë të ekspozuar në luftën kundër koronavirusit dhe kanë punuar me orar të tejzgjatur 12 orësh.
Ditë më parë Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëuar protesta në rast të mospagesës për shumën prej 300 eurosh si dhe për çështjen e ushqimit.