Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës dhe deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë protestë.
Qalaj e nisi fjalën e tij dukë thënë se deklaratat e Sveçlës është sikur të ishte shkruar nga dikush andej kufirit (me Serbinë) e jo nga një ministër i Kosovës.
“…është shumë e rëndë çka ka shkruar ministri i Brendshëm”, ka thënë Qalaj.
Më tutje, Qalaj ka thënë se Policia me këtë Qeveri ka marrë donacion jelekët antiplumbë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më herët ka qenë “Amerikë” për Policinë në rajon.
“Kurrë Policia e Kosovës nuk është më keq me pajisje, as në vitin 2008, as 2009, as 2010, as sot. Është e vërtetë që i kanë blerë disa autoblinda. Është e vërtetë që i kanë blerë një pjesë të uniformave, por të tjerat janë llom. Sot Policia që e shohim përditë nuk ka këpucë dhe kjo është fakt. Që tri vite s’ka marrë këpucë. Jelekët antiplumbë Policia e Kosovës si ka marrë doancion nga Maqedonia e Veriut, kurrë s’ka ndodhur. Ne përpara kemi qenë Amerikë për Policinë në rajon. Edhe për ka aspekti logjistik, edhe nga aspekti i pagës dhe nga aspekti profesional”, ka thënë Qalaj në “Debat Plus”
“Skenat që pamë sot është mjaft e rëndë”, ka thënë Qalaj gjersa ishte duke komentuar protestën e NjSI-së.