Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut, kandidat për kryetar komune në Skenderaj, pas vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e tij si kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit, mëson Gazeta Sinjali.
Në apelin e tij drejtuar PZAP-it, Lushtaku pretendon se vendimi i KQZ-së është i padrejtë dhe ka shkelje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, ngase sipas tij arsyeja e moscertifikimit qëndron në faktin se ai është shpallur fajtor dhe ndaj tij është shpallur aktgjykim dënues në tri vitet e fundit, dënim ky që ka qenë vetëm me gjobë, dhe si i tillë sipas tij nuk krijon pasoja juridike .
Ai po ashtu ka pretenduar se vendimi i KQZ-së, përmban shkelje kushtetuese dhe nuk është bërë vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike.