image PZAP merr vendim në favor të Nismës Socialdemokrate, përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia

Kosovë

Vendim/ PZAP merr vendim në favor të Nismës Socialdemokrate, përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka publikuar vendimin në lidhje me 100 ankesa që kanë bërë subjektet politike, por edhe kandidatët për deputet që garuan në zgjedhjet e 6 tetorit.

PZAP-ja ka miratuar ankesën e subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, që ka të bëjë me 3 mijë votat e ardhura nga Serbia.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve.

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve 3 mijë votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara.

25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Kundër këtij vendimi të PZAP-së secili subjekt politik që është i pakënaqur mund t’i drejtohet Gjykatës Supreme, ku kjo e fundit në një afat prej 72 orësh është e obliguar të marr vendim.

Vendimi i sotshëm i PZAP-ës ngjallë shpresë për këtë subjekt politik, e cila ka pretenduar vazhdimisht që pa votat e serbëve Nisma bëhet pjesë e Kuvendit ku sipas tyre mund të kalojnë pragun prej 5%. /Gazeta Sinjali/