image PZAP-ja gjobit partitë me 43,700 euro

PZAP-ja gjobit partitë me 43,700 euro

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK, dhe një kundër AAK.

Lidhja Demokratike ka paraqitur një ankesë kundër AAK.

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri ankesa kundër AAK, një ankesë kundër PDK, një ankesë kundër LDK, një ankesë kundër Nismës Socialdemokrate, një ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP-ja ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro.

Nismës Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro.

PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro.

Gjithsej, në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve në hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike./Gazeta Sinjali/