image PZAP-i pritet të vendos sot rreth ankesave të partive që s’u certifikuan

Politikë

PZAP-i pritet të vendos sot rreth ankesave të partive që s’u certifikuan

news image

Sot më 26 janar, pritet të marrin epilog ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve që janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan Gazeta Sinjali.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha të hënën se afati për shqyrtimin dhe vendosjen për ankesat e partive politike rreth moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputet dhe apeleve tjera të natyrave të ndryshme, është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre.

Nëntë apele nga subjekte politike e kandidatë, u dorëzuan më 23 janar, pas moscertifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e 22 janarit, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

VV, AAK dhe NISMA, janë partitë që janë ankuar në PZAP.

/Gazeta Sinjali/