image Putin: Kam punuar edhe si taksist

Botë

Putin: Kam punuar edhe si taksist

news image

Presidenti Vladimir Putin ka treguar një anë tjetër të monedhës së tij prej lideri. Ai ka pohuar se pas rënies së Bashkimit Sovjetik është detyruar të punojë si taksist për të fituar më shumë para.

Ish-agjenti i shërbimeve në BRSS, e ka cilësuar fundin e Bashkimin Sovjetik edhe si rënien e ‘Rusisë Historike’.

 “Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë. Fitoja para shtesë me makinë, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh për të qenë i sinqertë, por, për fat të keq, ishte rasti”, tha Putin, raporton The Guardian.

Putin behind the wheel of a cross-country vehicle while driving in Russia’s Siberian federal district in March

“Në fund të fundit, cili është kolapsi i Bashkimit Sovjetik? Ky është kolapsi i Rusisë historike nën emrin e Bashkimit Sovjetik”, citohet të ketë thënë lideri rus.

Rusia ishte qendra e një Bashkimi Sovjetik që u rrit për të përfshirë 15 republika nga Baltiku në perëndim deri në Azinë Qendrore./GazetaSinjali/