Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se si një qytetar ia pa sherrin një pusete të hapur e cila ia dëmtoi veturën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Si shkak i kësaj pusete, vetëm mbrëmë janë shkaktuar 3 aksidente trafiku, ku 3 vetura kanë rënë në këtë pusetë.
Siç mëson Sinjali, Policia po merret me këtë rast, me ç’rast ka gjobitur drejtorinë për mirëmbajtje, në kuadër të Komunës së Prishtinës.