image Punonjësja shëndetësore flet në telefon gjatë orarit të punës, pacientët presin gjysmë ore në radhë

Shëndetësi

Punonjësja shëndetësore flet në telefon gjatë orarit të punës, pacientët presin gjysmë ore në radhë

news image

Ndonëse pauza e saj ka përfunduar në orën 10:30, një punonjëse shëndetësore e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Fehmi Agani”, në Prishtinë, ka zgjedhur që ta bëjë edhe një pushim tjetër.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje brenda kësaj qendre, në sportelin e të cilës shihet një punonjëse shëndetësore e cila rri në telefon gjatë orarit të punës.

Ky sinjalizues tha se fotografia është realizuar në orën 13:00, dy orë e gjysmë pas pauzës.

Derisa ajo ka kryer biseda në telefon gjatë orarit të punës, disa pacientë kanë pritet deri në 30 minuta në rend.

Për më tepër, ky qytetar është ankuar se stafi mjekësor i kësaj qendre ka treguar sjellje arrogante dhe të pahijshme ndaj pacientëve, të cilët janë ankuar për punonjësen në fjalë.

“U kry. Mbylle. Se me folë tjetër gjuhë valla…”, i kishte thënë punonjësja në sportel.

Ndërsa një tjetër e kishte arsyetuar veprimin e koleges së saj, duke thënë se “Ju gjithë ditën rrini në telefon”./Gazeta Sinjali/