image Punonjësi i Gjykatës në Ferizaj humb kontrollin në pikë të rrafshit, përfundon me veturë në oborrin e stacionit policor - Sinjali

Punonjësi i Gjykatës në Ferizaj humb kontrollin në pikë të rrafshit, përfundon me veturë në oborrin e stacionit policor

news image

Një aksident trafiku jo fort i zakonshëm ka ndodhur sot në rrugën “Sali Ceku”, në Ferizaj, ku një veturë ka përfunduar në oborrin e stacionit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se shoferi B.A., punëtor administrativ i Gjykatës Themelore në Ferizaj, derisa po lëvizte me veturën e tipit AUDI, ka humbur kontrollin, me ç’rast ka goditur shtyllën elektrike dhe rrethojat e stacionit të Policisë.

Aksidenti shkaktoi një zhurmë të madhe ne oborrin e Policisë, çka alarmoi zyrtarët policorë dhe kalimtarët e rastit.

Par t’i dalë në ndihmë të aksidentuarit dhe hetuar shkaqet e aksidentit, njësitë përkatëse policore janë vënë menjëherë në veprim.

Pas këqyrjes të vendit të ngjarjes dhe matjes së prezencës së alkoolit te shoferi, konkluzioni i hetimit del të jetë pakujdesia e shoferit i cili ka rezultuar me 1.20 promila.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin