Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:23, në një market në rrugën “Nebih Krasniqi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka konfirmuar një vajzë e cila ishte punëtore e marketit.
Ajo ka deklaruar se derisa ishte duke punuar, dy persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe nga arka kanë vjedhur 750 euro para të gatshme.
Sipas Policisë, nga ky rast nuk ka pasur të lënduar dhe se ende janë duke e hetuar.