image Punëtori i KEDS-it tregon ngjarjen interesante kur dikush ia kishte këputur rrymën vëllaut të tij

Sociale

Punëtori i KEDS-it tregon ngjarjen interesante kur dikush ia kishte këputur rrymën vëllaut të tij

news image

Punëtori i KEDS-it në terren, Shefki Gashi ka treguar disa ngjarje interesante gjatë punës që e bën çdo ditë.

Ai tregoi një rast ku një person ia kishte këputur rrymën vëllaut të tij dhe nuk donte t’i lejonte punëtorët e KEDS-it që t’i rregullonte.

“Njëri ia ka këput rrymën vëllaut, e s’më lejojke me zbrit nga shtylla elektrike, kur ia rregullova rrymën, pastaj u dasht me e thirr policinë”, u shpreh Gashi.

Ai tregoi se frika më e madhe e tyre gjatë punës është se mos lëndohen.

Gashi gjithashtu theksoi se shpesh kanë edhe probleme me qenët endacakë.

“Më shumë frikësohemi se mos po lëndohemi në terr, ne pemë. Ndonjëherë edhe këndojmë, ndonjëherë kënga edhe lodhjen ta hjek. Me qenë shtyllat pak të vjetra, normal që është frika, po i marrim i lidhim me ndonjë përques që ta sigurojmë terrenin dhe ta kryejmë punën”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Tutje, Gashi për Vitin e Ri 2022, ndër të tjera shpreson të ketë kushte më të mira të punës./GazetaSinjali/