Policia/ Punëtori i Doganës së Kosovës kërcënohet nga një rus radikal

news image

Një punëtor i Doganës së Kosovës ka raportuar në polici një kërcënim.

Sipas tij, kërcënimin e ka marrë verbalisht nga një person i cili i ishte prezantuar si rus radikal.

“Me 21.01.2020 ankuesi mashkull K/Shqiptar punëtor i doganës ka raportuar se ishte një lokal ushqimor ishte kanosur verbalisht nga një person i panjohur i cili ishte prezantuar si rus radikal duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 17 janarit.


Shpërndaje artikullin