Dje rreth orës 12:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga lartësia, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga burimet brenda prokurorisë Sinjali merr vesh se i lënduari është punëtor i firmës Lotus Grup, ndërsa lartësia nga ku është rrëzuar ai është katër metra.
Për shkak të lëndimeve të marra ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pronari i firmës Lotus Grup ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.
Sinjali mëson se i arrestuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./Gazeta Sinjali/