image Punëtorët e Ministrisë së Kulturës protestojnë sërish, kundër vendosjes së Presidencës në objektin e tyre

Kosovë

Pakënaqësi/ Punëtorët e Ministrisë së Kulturës protestojnë sërish, kundër vendosjes së Presidencës në objektin e tyre

news image

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të protestojnë sërish sot kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.

Ata kanë nënshkruar edhe një peticion që pritet t’i dërgohet Presidencës, Kryeministrisë, Ministrisë së Administratës Publike dhe njëkohësisht zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Kulturës dhe të gjitha subjekteve politike në Kosovë.

Sot është dita e katërt që punonjësit e kësaj ministrie janë duke protestuar, derisa ata kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo ditë pune nga ora 10:00.

Ata po e kundërshtojnë fuqishëm zhvendosjen e stafit të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit në një objekt privat.