image Punëtorët e KEDS-it kapen mat duke marrë ryshfet, arrestohen nga Policia

Kosovë

Pejë/ Punëtorët e KEDS-it kapen mat duke marrë ryshfet, arrestohen nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtorë të KEDS-it pasditën e djeshme në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Siç njofton Policia, ata janë kapur në flagrancë duke ia marrë një personi nga 100 euro ryshfet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata janë intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, punëtorët e KEDS-it janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/