image Publikoi fotografi me armë në Facebook, arrestohet 29 vjeçari në Prizren

Siguri

Publikoi fotografi me armë në Facebook, arrestohet 29 vjeçari në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Mushnikovë e Prizrenit pasi i njëjti kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi me armë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë i dyshuari fotografinë e kishte postuar në Facebook.

Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit me inicialet M.R. është ushtruar kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës.

Nga i dyshuari policia ka sekuestruar armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.

Tutje në njoftim tregohet se rasti me urdhërin e prokurorit po hetohet në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/