Në momentin kur ra tërmeti i parë në Shqipëri prej 5.9 ballë, të gjithë nxituan të shpëtonin kokën apo sendet me vlerë.
Pasi e keqja kaloi, këto video nga momentet e panikut i shohim dhe na duken gazmore pasi të gjithë i përjetuam në vende të ndryshme.
Një video e tillë është ndarë me redaksinë e JOQ Albania. Aty duket një burrë i cili është ulur për të pirë në një prej bareve në Nishtullë, Durrës.
Me gotën e rakisë mbi tavolinë, pasi ndjen dridhjet e tërmetit ai e merr atë dhe me gotë në dorë vrapon jashtë i alarmuar.