image Publikohet video kur vajza e Ikballe Berisha-Hudutit deklaronte nga Irani se “do ta luftojnë Amerikën e Izraelin”

Kosovë

Publikohet video kur vajza e Ikballe Berisha-Hudutit deklaronte nga Irani se “do ta luftojnë Amerikën e Izraelin”

news image

Në mediat online është publikuar një video në të cilin Zehra Huduti, vajza e Ikballe Berisha-Hudutit, në një intervistë për televizionin iranian “Nasr Tv”, kishte folur për luftën ndaj Amerikës dhe Izraelit.

Zehra Huduti theksonte se studion në Iran, ndërsa në kohën kur kishte dhënë intervistën ndodhej në një konferencë për ‘rizgjimin islam’.

Ajo kishte deklaruar se vendi i saj, Kosova, nuk është vend islamik dhe me gjithë eksperiencën që kishte marrë në Iran do ta përdorin në shtetin amë.

 “Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri. Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për rizgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference” kishte thënë ajo.

Zehra, duke qeshur ishte shprehur se gjithë myslimanët janë të bashkuar dhe do ta luftojnë Izraelin dhe Amerikën.

“Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën”, kishte deklaruar ajo mes tjerash.

Ndërkaq, nënës së Zahres, Ikballe Berisha-Hudutit, i është caktuar muaj paraburgim, pasi përmes shkrimeve në Facebook, doli  kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Asaj iu konfiskuan edhe disa pajisje elektronike si dhe dëshmi të tjera relevante në shtëpinë e saj.

Ajo Soleimanin e kishte përshkruar si “njeri madhështor”.

E njejta dyshohet për vepren penale ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’. /Gazeta Sinjali/

Video: