Sonte janë publikuar pamjet e para të rastit tragjiku të orëve të para të 8 dhjetorit, kur në zonën e Laprakës u vra 25-vjeçari, Klodian Rasha.
Këto pamje u publikuan në Klan Plus, të cilat janë siguruar nga kamerat e sigurisë, ku duket përballja e parë e 25-vjeçarit me patrullën e policisë dhe më pas momenti i vrasjes.
Cilësia e videos nuk është shumë e qartë, por këto janë imazhet e para nga ngjarja që prej një jave ka tronditur vendin./Gazeta Sinjali/