Është publikuar traileri i filmit të metrazhit të gjatë “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit.
“Zana” do prezantohet në një nga festivalet më të mëdha filmike ‘TIFF’, që mbahet në Toronto.
Producent i filmit është Casey Cooper, ndërsa në film luajnë aktorët e njohur shqiptarë si: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca.
Filmi si temë shtjellon një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët gjatë kohës së luftës.