image Publikohet traileri i filmit “Joker”

Film

Film/ Publikohet traileri i filmit “Joker”

news image

Është publikuar traileri i filmit më të ri “Joker” me regjisor Todd Phillips.

“Joker” i takon zhanreve krim/triller dhe premierën do ta ketë më 4 tetor të këtij viti, transmeton Sinjali.

Në këtë film do të luajnë aktorët e njohur si: Joaquin Phoenix, Zazie Beetz, Robert De Niro, Marc Maron e shumë të tjerë.

Versioni më i ri i këtij filmi trajton historinë e një komediani të dështuar Arthur Fleck, i cili has në bandat e dhunshme gjersa endet rrugëve të qytetit Gotham, i veshur si një kloun. Pasi që shoqëria nuk e respekton, Fleck fillon të shndërrohet në një mendje të ndritur kriminale që njihet si Xhoker./Sinjali/