Është publikuar traileri i parë i pjesës së dytë të filmit horror “A Quiet Place 2”.
Ky trailer ka arritur të marrë mbi 16 milionë klikime në YouTube qysh në ditët e para të publikimit, si dhe renditet në listën “trending”, të kësaj platforme.
Pjesa e parë e këtij filmi që ishte publikuar në vitin 2018, rezultoi të jetë tejet i suksesshëm dhe siç duket të njëjtin sukses do ta gëzojë edhe pjesa e dytë.
Në këtë film luajnë aktorët e njohur Cillian Muprhy, Emily Blunt, Milicent Simmonds, Djimon Hounsou, e shumë artistë të tjerë.
“A Quiet Place 2” do ta ketë premierën më 20 mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/