image Publikohet traileri i dytë i “Frozen 2”

Film

Film/ Publikohet traileri i dytë i “Frozen 2”

news image

“Disney” ka publikuar trailerin e ri për filmin e animuar shumë të shikuar “Frozen”.

Këtë herë, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olafi përkushtohen të gjejnë burimin e fuqive mbinatyrore të Elsës, pasi që ju duhet të shpëtojnë mbretërinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Përgjatë rrugës atyre ju duhet të përballen me një stuhi misterioze, dallgë të mëdha të oqeanit si dhe forca të tjera të mbinatyrshme që kërcënojnë personazhet kryesore.

Kujtojmë që traileri i parë për filmin e animuar është publikuar në muajin qershor të këtij viti.

“Frozen 2” do ta ketë premierën në kinematë botërore më 22 nëntor./Gazeta Sinjali/