image Publikohet lista e të ftuarve te Barcelona, i pranishëm do jetë edhe Manaj, numri 10 mbetet i lirë

Futboll

Publikohet lista e të ftuarve te Barcelona, i pranishëm do jetë edhe Manaj, numri 10 mbetet i lirë

news image

Ronald Koeman ka zbuluar listën me futbollistët që do marrë pjesë në ndeshjen e parë të sezonit në Laliga, raporton Sinjali Sport.

Menaxheri holandez, ka ftuar 23 futbollistë për sfidën ndaj Real Sociedadit.

Barcelona pret skuadrën baske sot me fillim nga ora 20:00 në “Camp Nou”.

Nga të ftuarit, vlen të theksohet se bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili do vesh fanellën me numër 14.

Të ftuar janë edhe futbollistët që janë blerë në afat kalimtar të verës, Memphis Depay (9) dhe Eric Garcia (24).

Blaugranasit për herë të parë pas 17 viteve fillojnë një sezon pa Leo Messin në radhët e tyre, pasi ky i fundit iu bashkua PSG këtë verë.

Lista e të gjithë futbollistëve të ftuar nga Koeman për këtë përballje:

/GazetaSinjaliSporti/