image Publikohet lista e Kosovës me 12 basketbollistët që do marrin pjesë në FIBA European Challenger

Basketboll

Publikohet lista e Kosovës me 12 basketbollistët që do marrin pjesë në FIBA European Challenger

news image

Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur për këtë Evropian.

Të enjten mbrëma do të kenë stërvitjen e fundit, kurse të premten do të pushojnë.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja ka shpallur 12-shen përfundimtare: Jon Ismali, Rron Dahsyla, Norik Binqe, Eris Zeneli, Orges Shatri, Dren Kastrati, Drinor Gërxhaliu, Don Shehu, Flon Kastrati, Lum Zeqiri, Arlind Konjuhi dhe Edin Bacevac.

Dardanët e rinj ndeshjen e parë e zhvillojnë të hënën nga ora 17:00 ndaj Maltës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kjo është edhe një ngjarje madhore që i besohet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pasi më herët ka organizuar Divizionin C për meshkuj U18 më 2018, Divizionin B për femrat U20, si dhe ‘Bubble’ në muajin shkurt, ku ishin pjesëmarrëse Kosova, Luksemburgu, Islanda dhe Sllovakia. /Gazeta Sinjali Sporti/