Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”, shkruan Sinjali Sporti.
Ndeshjen e parë, Dardanët do ta luajnë në Suedi më 9 tetor, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Gjeorgjisë.
Ftohet për herë parë mesfushori, Toni Domgjoni, por që duhet të pres kompletimin e dokumentave nga FIFA për ndërrimin e kombëtares nga ajo e Zvicres.