Janë publikuar fotografi të dyshuarit për vrasjen e rëndë të 8-vjeçarit gjatë ditës së sotme në Fier, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas disa dëshmive, i dyshuari e kishte rrëmbyer 8-vjeçarin, i cili më pas e kishte vrarë atë me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.
Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim.
Ndërkohë mediat në Shqipëri raportojnë se një tjetër banor ka thënë se 20 vite më parë, autori kishte përdhunuar edhe një vajzë.
“Di që është pijanec dhe bëni mirë ta vrisni mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar edhe një vajzë. Normal që kemi frikë se kam vetë vëlla të vogël. Dhe po të ma bënte mua do e vrisja vetë”, thotë ai. /GazetaSinjali/