Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].
Në faqen zyrtare të kombëtares suedeze është bërë i ditur formacioni zyrtar që përzgjedhësi Janne Andersson ka vendosur të luajë kundër Kosovës.
Suedia para ndeshjes me Kosovën, ka zhvilluar edhe një ndeshje tjetër me Moldavinë duke e mposhtur me rezultat 1:0. Nga ajo ndeshje, Andersson ka vendosur të ndryshoj tërësisht formacionin për Kosovën. Vetëm Adam Andersson do të jetë nga minuta e parë edhe për ndeshjen me Kosovën.
“Isak Pettersson – Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson – Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic – Robin Söder, Simon Hedlund”.
Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga e Kosovës për ndeshjen e sotme.
Ndeshja do të zhvillohet në “Al Ahli Stadium”.