image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, 21 të vdekur

Shqipëri

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Shqipëri, 21 të vdekur

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vdekje dhe 780 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 757 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar 111 mijë e 301 raste, prej tyre 73 mijë 610 janë shëruar, 35 mijë e 794 janë raste aktive, ndërsa 1 mijë 897 pacientë kanë humbur jetën./Gazeta Sinjali/