image Publikohet agjenda e Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Kosova në mesin e shteteve pjesëmarrëse

Politikë

Publikohet agjenda e Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Kosova në mesin e shteteve pjesëmarrëse

news image

Paqja dhe Siguria, Energjia, klima dhe situata ekonomike do të jenë temë e takimit të nesërm të Komunitetit Politik Evropian në Pragë të Çekisë.

Sipas agjendës të publikuar në web-faqen zyrtare, tryeza do t’i nis punimet në ora 13:00 dhe mbyllet me konferencën për mediat pas orës 19:30.

Pjesëmarrëse do të jenë vendet e Bashkimit Europian, vendet aspirante për në BE, Ballkani Perëndimor dhe aleatë të BE-së.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Kosova, me përfaqësuese presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë këtij takimi do të ketë takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

Komuniteti Politik Europian është një nismë e propozuar fillimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Pjesëmarrësit e ftuar në këtë takim të parë të Komunitetit Politik Evropian janë: Kosova, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Komisionit Evropian dhe ai i Këshillit Evropian.

/GazetaSinjali/