image Publikohen statistikat, qindra viktima në Britani nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Botë

Botë/ Publikohen statistikat, qindra viktima në Britani nga koronavirusi në 24 orët e fundit

news image

Britania e Madhe vazhdon të regjistrojë një numër rekord në Evropë për nga numri i të vdekurve si pasojë  e pandemisë  COVID-19. Në kë të  shtet vetë m gjatë  24 orëve të  fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 468 persona.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 34 mijë  e 466 persona.

Sa i përket numrit të të infektuarve, Britania e Madhe në 24 orët e fundit regjistron 3 mijë  e 450 njerëz që kanë marrë virusin vdekjeprurës.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 240 mijë  e 161 persona.

Transporti publik mbetet problematik për epideminë në Britani. /GazetaSinjali/