Kosova është renditur e treta nga fundi në rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, PISA. Pas Kosovës janë vetëm Republika Domenikane dhe Filipinet, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pas rezultateve të turpshme në vitin paraprak thoshte se po i përgatiste maksimalisht nxënësit për të dalë sa më mirë në këtë vlerësim.
Testi PISA mat aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.
Nga rezultatet e publikuara, vendin e parë e zë Kina, ndërsa të dytin Singapori. /Gazeta Sinjali/