image Publikohen pamjet, raportohet se rusët po bllokojnë me bagerë rrugët për t'i parandaluar sulmet e Wagner

Botë

Publikohen pamjet, raportohet se rusët po bllokojnë me bagerë rrugët për t’i parandaluar sulmet e Wagner

news image

Ushtarët rusë po përdorin çdo mjet për të parandaluar hyrjen në rajon të grupit mercenar Wagner.

Deri më tani, grupi mercenar rus Wagner pretendon se po i kontrollon të gjitha objektet ushtarake në qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe ka raportime se i kontrollon edhe zonat ushtarake në Voronezh – qytet më në veri të Rusisë.

Ka raportime se Wagneri është duke lëvizur “pajisjet” në rajon ka deklaruar guvernatori i rajonit Lipensk, Igor Artamonov.

Rajoni i Lipetskut është rreth 360 kilometra në jug të Moskës.

Ndërkohë, sipas disa pamjeve, rrugët në drejtim të Moskës po shkatërrohen, për të ngadalësuar ofenzivën e Wagner.

/GazetaSinjali/