image Varroset Prigozhini, njëra prej kompanive të tij jep detaje

Botë

Varroset Prigozhini, njëra prej kompanive të tij jep detaje

news image

Varrimi i themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin u zhvillua “në një ceremoni të mbyllur”, sipas njërës prej kompanive të tij e quajtur “Concord Management.

Kompania nuk specifikoi se kur u bë varrimi, por tha se “ata që dëshirojnë të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat “Porokhovskoe” në Shën Petersburg”, shtoi shërbimi për shtyp i Concord, njofton CNN.

Sipas medias ruse MSK1, Prigozhin u varros në varreza rreth orës 13:00 me kohën lokale të martën.

“Kjo është ajo që dëshiruan të afërmit,” thanë të afërmit në përgjigje të pyetjes së MSK1 se pse vendi i varrimit nuk ishte raportuar më parë.

Varreza është një varrezë e vjetër, e vogël, pjesërisht e mbyllur në periferi verilindore të qytetit.

Kujtojmë se Prigozhin u konfirmua i vdekur nga hetuesit rusë të dielën. Ai ishte në mesin e 10 personave të vrarë kur avioni i tyre u rrëzua javën e kaluar.

/GazetaSinjali/