image Biden: Po përpiqemi të kuptojmë se si u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

Botë

Biden: Po përpiqemi të kuptojmë se si u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

news image

Joe Biden ka komentuar fatin e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, duke thënë se SHBA-të po përpiqen të kuptojnë saktësisht se si u rrëzua aeroplani në të cilën besohet se ishte edhe kreu i mercenarëve.

Besohet se Prigozhin u vra pas rrëzimit të aeroplanit gjatë ditës së mërkure – shkaku i të cilit ende nuk dihet, raporton skynews.

 “Unë nuk jam i lirë të flas për këtë saktësisht… Ne po përpiqemi të kuptojmë saktësisht, por nuk kam asgjë për të thënë”, pohoi presidenti amerikan.

Burimet e inteligjencës amerikane thanë dje se hetimet paraprake sugjeruan se kishte një shpërthim në bordin e fluturimit.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit disa ditë ma parë në një video që duket se ishte bërë në Afrikë.

/GazetaSinjali/