image Publikohen pamjet kur FSK-ja nxjerr trupin e 76 vjeçarit nga Liqenin e Badovcit - Pamje

Kosovë

Publikohen pamjet kur FSK-ja nxjerr trupin e 76 vjeçarit nga Liqenin e Badovcit – Pamje

news image

Ekipet e FSK-së dhe Policia e Kosovës sot kanë gjetur në zonën e liqenit të Badovcit, trupin e 76-vjeçarit i cili ishte zhdukur nga e diela.

FSK-ja ka njoftuar se pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës, për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, për operacionin e kërkim shpëtimit malor dhe K9 të Gardës Kombëtare të FSK-së ka marr të gjitha masat dhe ka angazhuar ekipet në Operacion e kërkimit të personit të zhdukur me inicialet G.G, dhe ka arritur që pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Badovcit.

FSK-ja në njofton ka thënë se pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

/GazetaSinjali/