image Ndodh mrekullia, shpëtohet 5-vjeçari në Liqenin e Badovcit teksa po fundosej me makinë (VIDEO)

Sociale

Ndodh mrekullia, shpëtohet 5-vjeçari në Liqenin e Badovcit teksa po fundosej me makinë (VIDEO)

news image

Sot rreth orës 15:00 është fundosur një veturë në Liqenin e Badovcit, ku brenda saj gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Shoqata e Peshkatarëve ‘Krapi’ ka qenë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shpëtuar fëmijën i cili ishte në rrezik për jetë.

Shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia ka bërë të ditur për Sinjalin se gjatë kontrollës së Liqenit kanë qenë në distancë 10 metra nga vetura ku po fundosej bashkë me fëmijën.

Sinjali mëson se peshkatarët bashkë me qytetarët menjëherë e kanë larguar ujin nga vetura dhe është nxjerrë fëmija i cili sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali dëgjohet duke qarë.

“Sapo kanë dal familjarët e fëmijës vetura nuk e ka pasur frenin e dorës dhe është fundosur bashkë me fëmijën”, tha Vitia për Sinjalin.

Megjithatë fëmija ka arritur të tërhiqet nga vetura dhe ka shpëtuar.

/GazetaSinjali/