image Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të Badovcit, dyshohet për dy të plagosur

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të Badovcit, dyshohet për dy të plagosur

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutave në afërsi të Liqenit të Badovcit, në rrugën Prishtinë – Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se nga të shtënat dyshohet se janë plagosur dy persona, të cilët ishin në automjetin e kompanisë së sigurimeve “Besa Security”.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësi të shumta të policisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe me kompaninë e sigurimeve në fjalë, por deri në momentin e publikimit të artikullit, nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/