image Policia demanton lajmin se është gjetur e vdekur vajza që humbi mbrëmë te Liqeni i Badovcit

Siguri

Policia demanton lajmin se është gjetur e vdekur vajza që humbi mbrëmë te Liqeni i Badovcit

news image

Policia e Kosovës ka demantuar lajmet në disa portale se është gjetur e vdekur vajza e cila është raportuar e zhdukur mbrëmë te Liqeni i Badovcit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ajo nuk është gjetur akoma dhe se kërkimet për të janë duke vazhduar ende.

“Referuar shkrimeve në portale të ndryshme ju njoftojmë, se personi i zhdukur nuk është gjet akoma. Kërkimet për viktimën janë duke u bërë, bazuar në informacionet që posedojmë . Përveç lokacioneve të tjera, që nga mbrëmë policia në bashkëpunim me FSK, po vazhdon kërkimet edhe në liqenin e Badovcit. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/