image Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan

Siguri

Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan

news image

Një aksident trafiku mes tre automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën magjistrale Prishtinë Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor.

Në këtë aksident nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se janë krijuar kolona në rrugë.

“Ndërkohë që është krijuar kolona në rrugë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka liruar rrugën për qarkullim  dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/