Japonia është goditur sot nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-ës, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18 mijë njerëz.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para nga tërmeti 6.6 shkallësh ku sipas zyrtarëve në Aomori, Fukushima dhe Iwate, nuk ishte raportuar për asnjë viktimë dhe transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte raporte të menjëhershme të dëmeve./Gazeta Sinjali/
#BREAKING: 6.6 magnitude earthquake has struck offshore Miyagi Prefecture, Japan
— News Asia 24 (@NewsAsia24) May 1, 2021
Depth was 60km and maximum intensity was 5+.
(Video: @nhk_news) pic.twitter.com/DwcWBWeDrI