Një akt heroik i një burri austriak i cili ua shpëtoi jetën një çifti turk, gjatë vërshimeve në qytetin austriak Hallein, mori vëmendjen e të gjithëve.
Hallein, një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë, ishte një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave, si pasojë e të cilave vdiqën dhjetëra persona në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës.
Sipas mediave turke, kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, Salih dhe Ayşe Karaaslan e gjetën veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre, për të arritur një vend të sigurt, kur përmbytjet filluan të përfshinin vendin ose të qëndronin aty.
Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, vetëm për t’u bartur nga rryma e fortë.
Në atë moment, fqinji i tyre, Alexander Eisenmann, u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt, pas një beteje të rëndë.
Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kiran, i cili gjithashtu lëshoi një falënderim në internet për Eisenmann, me një mesazh vlerësimi në gjermanisht.
“Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kiran në Twitter./Gazeta Sinjali/
????Avusturya#Salzburg bölgesindeki sel felaketinde suya kapılan #Ordu'lu hemşehrimiz Salih Karaarslan ve eşi Ayşe Karaarslan #Avusturya'lı komşuları tarafından kurtarıldı.
— Yavuz Selim KIRAN (@yavuzselimkiran) July 18, 2021
Vatandaşlarımızı arayarak geçmiş olsun dileklerimizi ilettik.????
Çok şükür durumları iyi. ???????? pic.twitter.com/nl3sCyooXs