Mediet greke kanë publikuar videon që tregon pamjet nga vendngjarja e atentatit mafioz në Athinë, vetëm pak minuta pas ekzekutimit të dy shqiptarëve.
Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Ogranja, 44 vjeç u vranë teksa ishin ulur në një lokal në qendër të Nea Zmirnit.
Në video duken momentet e fundit të 44-vjeçarit shqiptar, Armand Organja, i cili ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa është plagosur rëndë nga plumbat e agresorit.