image Mesazhet në Viber zbulojnë se si Duka ia 'rrëmbeu' Kosovës sulmuesin Florian Kamberi

Futboll

Zvicër/ Mesazhet në Viber zbulojnë se si Duka ia ‘rrëmbeu’ Kosovës sulmuesin Florian Kamberi

news image

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Florian Kamberi, ka vendosur që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë.

Disa mesazhe të publikuara zbulojnë se sulmuesi i rritur në Zvicër donte që të luante për “Dardanët”, shkruan Gazeta Sinjali.

Një familjar i Kamberit, në një bisedë në Viber të realizuar më 3 nëntor me kryetarin e FSHF-së, Armand Dukën, i thotë këtij të fundit se Floriani po e pret Kosovën, dhe se nëse Kosova nuk lajmërohet për 2-3 ditë, ai do të luante për Shqipërinë.

Kështu edhe ndodhi. Sulmuesi i skuadrës skoceze Hibernian, Florian Kamberi, ka vendosur që të luajë për Shqipërinë, pavarësisht se menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala theksoi se ai personalisht e kishte kontaktuar futbollistin, por që sipas tij, ai nuk ishte i gatshëm për të zgjedhur Kosovën.

Kamberi që e nisi karrierën e tij si futbollit te skuadra e Grasshoppersit, ka luajtur edhe për Zvicrën U21.

24-vjeçari këtë sezon ka realizuar 6 gola në kampionatin skocez, në 15 paraqitje.

Kamberi do të jetë pjesë e listës së selektorit të kombëtares shqiptare Edy Reja për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe ndaj Francës. /Gazeta Sinjali/