Një nga anëtarët e bandës së krimit të organizuar, që u sanksionua nga ShBA, Milan Radojiçiq, para dy muajsh ka marrë pjesë në një tubim bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq.
Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela i ka publikuar fotografitë ku ka shkruar se Radojiçiq ‘është instrument i regjimit të Vuçiqit të Serbisë për të kryer aktivitete kriminale, politike dhe destabilizuese në Kosovë’.
Kujtojmë që Thesari amerikan i ka sanksionuar 13 serbë që kanë marrë e dhënë ryshfet zyrtarëve kosovarë e serbë. Sipas Thesarit, baza e veprimtarisë së tyre është veriu i Kosovës.
⛔️ Radoičić, head of criminal group in north #Kosovo, is an instrument of #Serbia’s Vučić regime to conduct criminal, political and destabilizing activities in ????????
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 11, 2021
⬇️ Below is their meeting in Raška in October 2021. Serbia’s leadership is colluding with criminals sanctioned by ???????? pic.twitter.com/8wd3GVoHy7