image Publikohen formacionet në derbin: Tottenham – Manchester City

Futboll

Publikohen formacionet në derbin: Tottenham – Manchester City

news image

Kampioni në fuqi i Premierligës, fillon sezonin e ri në ligë kundër Tottenhamit, raporton Sinjali Sport.

Citizens luajnë në udhëtim ndaj Spurs, në stadiumin gjigant “Tottenham Stadium”.

Përpos rivalitetit në fushë, skuadra e Manchesterit po tenton të ia marrë yllin e skuadrës londineze, Harry Kane.

Lojtari kryesor i “pulave”, Kane, është objektiv i Guardiolës nga fillimi i verës, por ende nuk kanë arritur akordin.

Megjithatë, Kane sot nuk do luajë për Spurs për shkak se ka nisur vonë stërvitjet dhe nuk është i gatshëm plotësisht.

Mungesë e madhe në këtë takim është mesfushori i mysafirëve, Kevin de Bruyne.

Formacionet e plota zyrtare të këtij ballafaqimi janë publikuar:

/GazetaSinjaliSporti/