Derbi i javës së 23-të në Premierligë është ai mes Chelseat dhe Tottenhamit, shkruan Sinjali Sport.
Kryendeshja londineze do të zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 17:30.
Dueli i dy skuadrave nga Londra pritet të jetë mjaft interesant, për shkak që javën e kaluar u përballen në gjysmëfinale të Carabao Cup, ku blutë i eliminuan Spurs dhe u kualifikuan në finale.
Ky takim mund t’i shërbejë skuadrës së Contes t’i hakmerret për atë përballje si dhe ta vazhdojë ecurinë pa humbje në ligë që nga emërimi i italianit trajner.
Chelsea është më mirë në renditje, ku ka 44 pikë në vendin e tretë, kurse Tottenhami me 36 pikë gjendet në vendin e shtatë me katër lojë më pak.
Formacionet zyrtare janë publikuar për këtë derbi:
Let’s get to it! ????@ParimatchGlobal | #CheTot pic.twitter.com/66nQt6UgDz
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 23, 2022
Your starting XI to face Chelsea! ???? pic.twitter.com/zx8110oC3h
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 23, 2022