image Psikologu Zabeli paralajmëron rrezikun e kalimit në depresion në kohën e pandemisë

Shëndetësi

Shëndetësi/ Psikologu Zabeli paralajmëron rrezikun e kalimit në depresion në kohën e pandemisë

news image

Specialisti i Psikologjisë Klinike, Imri Zabeli, ka paralajmëruar rrezikun për kalimin në depresion të cilin mund ta kenë personat të cilët janë izoluar për më shumë se 14 ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zabeli ka thënë se faza e përshtatjes me një situatë të tillë të krijuar nga koronavirusi mund të zgjasë 14 ditë, dy javë, aq sa është edhe koha e obliguar për karantinë.

“Reagimi psikologjik i organizmit të njeriut ndaj secilës situatë kërcënuese (të jashtëzakonshme), përcillet nga një periudhë e alarmit ( mobilizimit), që ka të bëjë me aktivizimin e gjithë mekanizmave mbrojtës/përballues kundrejt asaj ngjarje. Kjo fazë, sipas protokollit DSM 5, zgjatë diku rreth 14 ditë, pas kësaj periudhe të alarmit organizmi i njeriut, bazuar në kapacitetet psikofiziologjike që ka, gradualisht hyn në fazën e përshtatjes kundrejt situatës në të cilën gjendet”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, sipas tij nëse kjo fazë zgjatet dhe personat e karantinuar nuk arrijnë të përshtaten me situatën në të cilën gjenden, atëherë ngjan që ata të kenë simptoma të depresionit, deri në çrregullim.

Andaj, specialisti i Psikologjisë Klinike këshillon që të bëhet një mobilizim i kapaciteteve të shëndetit mendor në mënyrë që t’u vihet në ndihmë rasteve të mundshme për tejkalimin e depresionit reaktiv./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ymri.mali/posts/10157295559941158