Një grup prej 50 psikologësh, psikiater, epidemiolog dhe mjekë, nisen të dielën për zonat e prekura nga tërmeti në Thumanë, Durrës dhe Tiranë.
Ekipi niset në ora 05:00 e mëngjesit nga Prishtina dhe në Durrës do të arrijnë në ora 09:00, tek Terminali (stacioni i autobusëve).
Në përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.
Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga Shoqata e Psikologeve të Kosovës në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare. /Gazeta Sinjali/